Nata e tretë me 50% zbritje
Për mysafirët që janë në hotel dhe mendojnë të zgjasin.
Kodi WIFI50Kthejeni faqen e kyçjes në një përvojë të markës suaj. Shfaqni oferta, drejtoni mysafirët te Facebook-u, Instagram-i ose faqja që zgjidhni dhe më pas jepuni qasje në internet sipas konfigurimit të hotspot-it.
Mysafiri e hap telefonin qindra herë në ditë. Faqja e WiFi-t është vendi i parë ku e sheh, dhe sot nuk e përdor askush.
Zgjidhni llojin e lokalit dhe shihni si duket një ditë e mysafirit me WECARE ADS.
Mysafiri i hotelit e hap WiFi-n që në lobby dhe e përdor gjatë gjithë qëndrimit.
Hapet faqja e hotelit me ofertën e javës: "Nata e tretë me 50% zbritje". Pa fjalëkalim nga recepsioni.
Shtyp "Lidhu në WiFi". Nëse do oferta, e lë emailin.
Në dhomë, në pishinë, në restorant: pajisja mbahet mend aq ditë sa caktoni ju.
Në recepsion e tregon faqen. Ju e dini që oferta funksionoi.
"Fundjavë për dy me mëngjes, rezervo direkt te ne." Pa komision.
Klienti pyet për WiFi-n në çdo tavolinë. Me WECARE ADS, ajo pyetje kthehet në reklamë dhe në kontakt.
Lidhet pa e pyetur kamarierin. Hapet faqja juaj: "Ëmbëlsirë falas sot".
Pas disa sekondash lidhet. Pastaj e dërgoni te menyja juaj ose te Instagrami.
Nuk është i detyruar. Ofertat i shkojnë vetëm pasi ta konfirmojë.
"Darkë për dy me verë shtëpie." Me një klik, vetëm atyre që e duan.
Telefoni lidhet vetë. Te statistikat shihet si mysafir i kthyer.
Ide që funksionojnë mirë në faqen e WiFi-t. Secila është një kartë që e shtoni nga paneli, me foto dhe kod zbritjeje po deshët.
Për mysafirët që janë në hotel dhe mendojnë të zgjasin.
Kodi WIFI50Falas ose me pagesë të vogël, në recepsion.
Pyet në recepsionPishinë, saunë dhe masazh në mbrëmje, kur spa është më e lirë.
Kodi SPA20Dhomë më e madhe me pamje, me çmim të veçantë sot.
Sipas disponueshmërisëMe çdo pjatë kryesore. E tregon faqen te kamarieri.
Kodi EMBELKoktej i dytë falas pas punës, çdo ditë të javës.
Vetëm në lokalRezervo për grup dhe torta është nga ne.
Rezervime me telefonKartelë besnikërie: kodi nga WiFi-i vlen në arkë.
Kodi KAFE10Mysafiri sheh kartat tuaja promocionale. Mund të përfshihet edhe ridrejtimi te faqja sociale e biznesit, nëse konfigurohet në portal/hotspot.
Çdo mysafir jep emailin dhe e konfirmon me kod. Lista mbushet me adresa të vërteta.
Pamje të vërteta nga paneli i platformës. Hoteli dhe restoranti janë shembuj; të dhënat janë provë.
Pa hapur asnjë program: raporti vjen në email, oferta dërgohet nga paneli vetëm te mysafirët që e kanë pranuar.
Lëvizni vlerat sipas lokalit tuaj. Është llogaritje e thjeshtë, jo premtim: sa lënë emailin varet nga oferta dhe nga mënyra e kyçjes.
Me "Email dhe kod" e japin të gjithë; oferta marrin vetëm ata që e pranojnë.
30 ditë në muaj, të njëjtat vlera çdo ditë. Mysafirët që kthehen numërohen vetëm një herë.
Platforma i flet routerit vetë: hap internetin për mysafirin dhe e mbyll kur skadon.
Keni router tjetër? Na tregoni modelin dhe shohim a mund të lidhet.
Interneti nuk ngadalësohet: trafiku i mysafirëve shkon drejt nga routeri juaj në linjën tuaj. Serveri ynë përdoret vetëm për faqen e kyçjes.
Na shkruani në WhatsApp, përgjigjemi shpejt.
Shkruaj në WhatsAppJo. Interneti i mysafirëve shkon drejt nga routeri juaj në linjën tuaj; serveri ynë përdoret vetëm për faqen e kyçjes dhe për t'i thënë routerit kë ta lërë. Shpejtësinë për mysafir e caktoni ju.
Jo. Faqja hapet në shfletuesin e telefonit kur lidhet në WiFi. Nëse telefoni nuk e hap vetë, e hap me QR kodin në tavolinë ose në dhomë.
Ju e caktoni. Pajisja mbahet mend aq ditë sa i jepni pakos, p.sh. 3 ditë për hotel ose 30 ditë për kafene. Gjatë kësaj kohe lidhet vetë.
Po. Me llogarinë e pronarit ndryshoni kartat, fotot, tekstet, logon dhe ngjyrën, dhe dërgoni oferta me email, pa ndihmën tonë.
Çdo lokal ka faqen e privatësisë, shqip dhe anglisht. Ofertat u shkojnë vetëm atyre që i kanë pranuar; çdo email ka linkun e çregjistrimit; një mysafir fshihet me një klik kur e kërkon. Tekstin e privatësisë rekomandojmë ta shohë edhe juristi juaj.
Ju vjen email pas 15 minutash. Mysafirët e lidhur më parë vazhdojnë; të rinjtë presin derisa routeri të kthehet, dhe platforma i rregullon vetë ndryshimet që mungojnë.
Një router MikroTik ose sistem UniFi. Nëse e keni, zakonisht nuk duhet asgjë e re. Për hotele me shumë kate ju propozojmë AP shtesë sipas planimetrisë.
Po. Çdo lokal ka faqen, ofertat dhe statistikat e veta; ju i shihni të gjitha, dhe çdo menaxheri i jepni llogari vetëm për lokalin e tij.
Varet nga numri i lokaleve dhe nga pajisjet që duhen. Na shkruani dhe ju dërgojmë ofertë pas demos.
Ju tregojmë demon me logon dhe ofertat tuaja, dhe ju themi çka duhet për rrjetin që keni.